Denar Biba: Ma bënë si kalit në mes të lumit…

Kryetari ende në detyrë i KQZ deri në orën e votimit për emërimin në vend të tij të Klement Zgurit, Denar Biba, ka reaguar në Facebook, pak orë përpara shkarkimit..

Duket se Biba nuk e ka pritur aspak mirë marrëveshjen Rama-Basha edhe “në kurriz” të postit të tij, pasi në mënyrë ironike e ka quajtur atë si “ndryshimi i kuajve në mes të lumit”.

Ja çfarë shkruan Biba në FB:

“Sipas ligjit te Merfit, “nëse dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”.

Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete”.

/Syri.net/