FOTO/ Kapen 55 kg kanabis në Lin të Pogradecit

Një sasi prej 55 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar sot, këtë herë në Pogradec. Gjatë kontrollit në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike kanabis, me peshë totale rreth 55 kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pogradecit për akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.