CSIC/ Shqipëria, vendi me arsimin e lartë më të dobët në Europë dhe rajon

Shqipëria në Rankimim Botëror të Universiteteve dhe Shkollave të Larta dhe Kolegjeve. Janar 2024.

"Rankimi i Webometrikës së Universiteteve Botërore" është një iniciativë e Laboratorit Cybermetrics, një grup kërkimor që i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), organi më i madh i kërkimit publik në Spanjë. CSIC është ndër organizatat e para kërkimore bazë në Evropë.

Sipas CSIC, Rankimi i Universiteteve, Kolegjeve dhe Shkollave të Larta në Shqipëri (44 subjekte)është nga vendi i 4047 deri në vendin 31806 në botë. Vendi nr 1 në Shqipëri i përket Univeristetit të Tiranës.

11 vendet e para në Shqipëri janë:

University of Tirana / Universiteti i Tiranës(4047 në botë)
Epoka University / Universiteti Epoka(4433 në botë)
Agricultural University of Tirana / Universiteti Bujqësor i Tiranës(4447 në botë)
University of Vlora / Universiteti Ismail Qemali (5302 në botë)
University of Medicine Tirana / Universiteti i Mjekësisë Tiranë (5482 në botë)
University Aleksandër Moisiu Durres / Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës 5696 (në botë)
University POLIS / Universiteti Polis (6037 në botë)
Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës (6217 në botë)
University Europian i Tiranes / Universiteti Europian i Tiranës (6235 në botë)
Università Nostra Signora del Buon Consiglio Tirana / Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë (6255 në botë)
University Aleksander Xhuvani Elbasan / Universiteti Aleksandër XhuvaniElbasan (6579 në botë)

University Aleksander Xhuvani Elbasan është vetëm në vendin e 11-të. Qyteti ku u çel Shkolla e Parë e Arsimit Profesional Arsimor në Gjuhën Shqipenë dhjetor të vitit 1909. Qyteti i Theodhor Haxhifilipit i njohur si Dhaskal Tod'hri (Elbasan, 1730 - 1805) i cili ka qenë mësues, përkthyes dhe hartues i një alfabeti unik të gjuhës shqipe i njohur si Alfabeti i Todrit, me 53 shkronja, për të cilin albanalogu Johann Georg von Hahn që prej vitit 1850, në një artikull, e më pas në librin "Albanesische Studien" të vitit 1854 alfabetin e konsideronte si shumë të lashtë, të derivuar nga pellazgët.Sot Theodor Haxhifilipi ose Dhaskal Todhri konsiderohet dëshmori i parë i shkollës shqipe.

University Aleksander Xhuvani, Elbasan renditet në vendin 311 në Ballkan.

Ndërsa Universiteti i Tiranës, Nr 1 në Shqipëri, renditet në vendin 221 në Ballkan.

Në Europë, Universiteti i Tiranës(4047 në botë) si Universitet i parë i një vendi lë pas vetëm:

University of the Faroe Islands (4245 në botë)
University of Greenland / Ilisimatusarfik / Grønlands Universitet (4555 në botë)
Universita degli Studi della Repubblica di San Marino (5528 në botë)
Universitat d'Andorra (9272 në botë)
University of Gibraltar (14066 në botë)

Në Ballkan dhe rajon vendet dhe numri i Universiteteve të Rankuara më lart se Universiteti i Tiranës janë:

Bullgaria - 10 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Bosnje Hercegovina, 5 Universitete që renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Kroacia - 5 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Qipro - 6 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Greqia - 25 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Mali i Zi - 1 Universitetqë renditet më lart se Universiteti i Tiranës

Rumani - 28 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Serbia - 5 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Kosova -1 Universitet, Universiteti i Prishtinës. (2953 në botë)

Sllovenia - 4 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Maqedonia - 3 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës

Turqia - 128 Universiteteqë renditen më lart se Universiteti i Tiranës