FOTO/ Xhenierët shpërthejnë eksplozivin në derë të lokalit, pronari me precedentë penalë

Forcat xheniere në Elbasan kanë shpërthyer eksplozivin që i ishte vënë në shkallët e lokalit, një biznesmeni në Elbasan në lagjen Emin Matraxhiu. Bëhet fjalë për 150 gr tritol.  Mësohet se pronari i këtij lokali, Besnik Braka, është person me precedentë penalë.

Policia e Elbasanit tha se 'pas mbërritjes së ekspertëve antieksploziv të Reneas, rezultoi se në pako kishte lëndë shpërthyese. Nga ana e ekspertëve  u  bë çaktivizimi  i  lëndës plasëse, e cila ishte e  vendosur në pjesën e jashtme të shkallëve të bodrumit të lokalit. Sasia  ishte  rreth 150 gr lëndë  plasëse e dyshuar tritol.

Në lidhje me këtë rast paraprakisht policia mori të gjitha masat  duke bërë evakuimin e personave e të mjeteve  si dhe vendosi perimetrin e sigurisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave  përgjegjës.