Protesta madhështore e opozitës/ Gjekmarkaj: Magjia e bashkimit kthehet në uragan popullor

Pas përfundimit të protestës kombëtare të mbajtur pasdiën e sotme nga Opozita e Bashkuar përpara Kryeministrisë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

Në një postim në facebook-un e tij, teksa e shoqëron me pamje të protestë ku morën pjesë dhjetra mijëra qytetarë, Gjekmarkaj shkruan “magjia e bashkimit kthehet në uragan popullor".