VIDEOLAJM/ Ministri i Brendshëm, Demiraj e pret emërimin në palestër

Koloneli Dritan Demiraj, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas propozimit të bërë nga PD. Por Demiraj ka një të kaluar të pasur në arte marciale dhe në misione luftarake.

Edhe një ditë para se të propozohej ministër, Demiraj postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku stërvit një studente në Kick-box

Në 18 dhjetor 2014, Demiraj, i cili mban dekoratën presidenciale “Nderi i Kombit”, ndërsa është nderuar me medalje nga Pentagoni. Ai u lirua nga Forcat e Armatosura me firmën e ministres Mimi Kodheli për shkak se ishte “larguar pa leje jashtë shtetit”.