Nuk deklaroi dëbimin nga Italia 16 vite më parë/ KQZ shtyn vendimin për Shkrelin, PD kërkoi informacion shtesë

KQZ vendosi shtyrjen e vendimit për Kristian Shkrelin, kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, pasi përfaqësuesit e PD kërkuan informacion shtesë.

Më 25 prill të viti që lamë pas 15 deputetë të PD-së kërkuan verifikimin e kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Kujtojmë se Shkreli u shpall fitues në zgjedhjet lokale me 55.78 % të votave.