Nuk është Zidane, Ronaldo befason kur pyetet për trajnerin më të mirë

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Pas titullit kampion në Spanjë, Ronaldo ka lavdëruar Zizun për punën që po bën, por hezitoi t’u përgjigjet gazetarëve nëse është trajneri më i mirë me të cilin ka punuar, shkruan "AS", transmeton SYRI.net.

“Zidane është duke bërë punë të mrekullueshme. Më i miri? Nuk e di nëse ai është trajneri më i mirë që kam pasur sepse nuk më pëlqen t’i krahasoj ata, por është e qartë se Zidane po e menaxhon grupin për mrekulli”, përfundoi Ronaldo.

Me shumë mundësi Ronaldo heziton të japë një emër për trajnerin më të mirë pasi të gjithë e dimë që pika e tij e dobët mban emrin, Alex Ferguson.

/ SYRI.net./