Alarmi i organizatës humanitare: Një epidemi e madhe kolere po përhapet me shpejtësi

Një epidemi e madhe kolere po përhapet me shpejtësi në Jemen, ka ngritur alarmin organizata humanitare “ Save the Children”.

Pothuajse 250 persona kanë vdekur nga sëmundja brenda këtij muaj,ndërkohë që qindra raste të dyshuara raportohen çdo ditë,raporton “BBC”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundja po përhapet në një shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta për shkak të ndotjes së ujit.

“Save the Children” ka shprehur frikën se mijëra njerëz mund të vdesin nga epidemia e rrezikshme, dhe tha se më shumë se dy milionë fëmijë të kequshqyer janë në rrezik.

Sanaa,kryeqyteti i Jemenit, ka qenë zona që është prekur me shume, dhe ka shpallur gjendjen e emergjencës javën e kaluar./SYRI.net/