Kryeministrja estoneze: Rusia s’do të më frikësojë mua

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se nuk frikësohet nga Rusia. Rusia ka lëshuar urdhërarrest ndaj Kallasit. Kallas ka thënë se ky veprim i Rusisë është thjeshtë tentim për ta frikësuar atë, raporton agjencia “Reuters”.

Estonia ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe Kallasi ka qenë një prej kritikeve më të ashpra të pushtimit rus të Ukrainës.

Policia e Rusisë e ka vendosur atë dhe disa politikanë tjerë baltikë në listën e të kërkuarve më 13 shkurt.

“Qëllimi ishte të më frikësonin dhe të më frenonin nga vendimet që marrë”, ka thënë Kallas në Konferencën e Sigurisë në Munchen të dielën. “Por, është strategji e Rusisë. Nuk është befasuese dhe nuk jemi të frikësuar”.