Të shtëna në koncertin e reperit të njohur

Departamenti i Policisë së New York ka mohuar se ka pasur të shtëna me armë në koncertin e reperit Future, ndonëse fansat e reperit e thonin të kundërtën.

Reperi këngoi mbrëmë në Barclays Center në Brooklyn bashkë me grupin nga Atlanta “Migos” dhe reperin kanadez, Tory Lanez.

Një i pranishëm në koncert publikoi në Twitter një postim që thoshte: “Future, Migos dhe Tory Lanez ishin flakë. Por nuk isha fans i të shtënave dhe vrapimit për t’u fshehur”.

Autoritetet tani kanë dhënë një deklaratë për zhurmën që shumica e menduan si  të shtëna.

“Tek njerëzit po e linin Barclays Center, kishte muzikë që luhej në sistemin PA’, tha lejtnant Tarik Sheppard për VIBE.

“Kënga që po luhej kishte zëra të shtënash në fund”, shtoi ai.