PS përjashton nga Kuvendi Albana Vokshin dhe Elda Hotin

Sekretariati i Etikës ka vendosur ditën e sotme të përjashtojë nga punimet e Kuvendit, dy deputetet e opozitës, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.

Rilindja nuk ndalet në revanshin e saj për t'i mbyllur gojën opozitës.

Socialistët vendosën sot që të dënojnë me 10 ditë dy demokratet të cilat në seancën e shkuar bllokuan punimet normale të Kuvendit, duke zaptuar foltoren e Kuvendit.

Gjatë seancës së kaluar u ndezën zhurmuesit, ndërkohë që opozita ka protestuar me pankarta në duar.