VIDEO/ Kreu i PS-së, miku i Ballës dhunoi barbarisht rojen/ Policia: Ishte thjesht një shuplakë
Durim Koçi është 40-vjeçari, i cili ka dhunuar rojën e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan.
Koçi nuk është një emër i panjohur për Policinë e Elbasanit, pasi ai është kallëzuar edhe më herët për disa çështje të tjera.
40-vjeçari është kryetar i Partisë Socialiste në një prej njësive në Elbasan.
Policia e ka proceduar në gjendje të lirë dhe sipas disa burimeve ai është mik me Taulant Ballën dhe me shefat e policisë në Elbasan.
Policia e ka konsideruar “shuplakë” dhunën ndaj rojes dhe për këtë arsye ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.
Roja u dhunua barbarisht prej zyrtarit socialist pasi nuk kishte lejuar bashkëshorten e tij të futej në mjediset e shkollës gjatë orëve të mësimit, duke i thënë se nuk është e lejuar.
NJOFTIMI ZYRTAR
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.