Sot e nesër, diell e mjegull në verilindje, temperaturat me rritje
Fusha barike me presion të lartë atmosferik po sjell masa ajri të ngrohta në pellgun e Mesdheut duke shkaktuar sërish anomali të klimës në territorin e Shqipërisë.
E premte, 16 shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -3/13°C
- Zonat e ulëta 1/19°C
- Zonat bregdetare 6/19°C
Kosovë
Kosova për dt. 16 shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C –3°C në mëngjes deri në 10°C – 13°C gradë Celsius në mesditë.
E shtunë, 17 shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 0/18°C
- Zonat e ulëta 1/20°C
- Zonat bregdetare 6/20°C/RTSH