VIDEO/ Shokohet interneti/ Djali kalon përpara pasqyrës dhe nuk i shfaqet reflektimi

Kamera e një dyqani rrobash ka filmuar një pamje të pazakontë e të frikshme njëkohësisht. Videoja po shihej nga dy gra të cilat po komentonin fenomenin e rrallë.

Një djalë kaloi para pasqyrës dhe reflektimi i tij nuk u shfaq ndërkohë që kjo gjë ndodhi me djalin që kaloi para tij.

Kjo është një aftësi që posedojnë vetëm vampirëT, pasi reflektimi i tyre nuk shfaqet në pasqyra.

Duket çmenduri për të qenë e vërtetë dhe në fakt ishte thjesht një iluzion i krijuar nga magjistarët skocezë Barry dhe Stuart për emisionin e tyre “The Happenings”, në episodin që po xhirohej të titulluar “Vampirët në Ajër”.

Dyshja e mirënjohur performon akte të tilla të errëta për të ngatërruar mendjen e njerëzve.