FOTO/ Kjo ndeshje e vogël në Spanjë u ndoq më shumë se Liverpoolit-Manchester United

Sipas presidentit të La Ligas, audienca spanjolle është më shumë e interesuar për ndeshje të zakonshme të ligës vendore se sa për kryendeshjen angleze mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Javier Tebas thotë se kryendeshja e Anglisë javë më parë u shikua më pak se ndeshja mes klubeve në mes të tabelës në Spanjë, Eibari – Osasuna. Kjo ndeshje spanjolle rezultoi me pesë gola, ndërsa ekipet angleze barazuan pa gola në Anfield.

“Liverpooli së fundmi luajti me Manchester Unitedin dhe në të njëjtën kohë luhej Eibar – Osasuna dhe të dhënat tregojnë se më shumë u shikua kjo e fundit”, ka thënë Tebas. “Në shembuj të tjerë,11 herë më shumë u shikua ndeshja Sevilla – Atletico Madrid se sa Chelsea – Manchester United”.

“Kjo ndodh edhe brenda Anglisë, kur Tottenham – Southampton shikohet më shumë se El Clasico”, ka shtuar ai.