VIDEO-FOTO/ Analisti kosovar në Serbi: Edi Rama merr drogë

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu duke folur pak ditë më parë mori në një debat në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, u përball me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.

Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Europian.

Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës.

Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat serbe, Spahiu i bëri në RTS televizionin shtetëror serb te cilin e kishte bombarduar NATO për propagandë anti-njerëzore në vitin 1999.

Debatin e mbajtur në transmetuesin publik serb mund ta ndiqni në videon më poshtë, prej minutës 32:40. /gazetametro.net