Rusia me të njëjtin qëndrim si Serbia, akuzon Kosovën për 'spastrim etnik' ndaj serbëve

Në seancën që po zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka mbajtur të njëjtim qëndrim si Serbia. 

Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Federatës Ruse, Dmitry Polyanskiy, e akuzoi Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik” që tha se po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Ai paralajmëroi se në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë një konflikt i ri, duke e krahasuar situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës me serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu foli për vendimin e BQK-së, ku tha se ndalimi i dinarit është një hap kriminal dhe ua bën jetën e padurueshme qytetarëve serbë, sepse sipas ambasadorit rus, serbët rrezikojnë të mbesin pa paga, pensione dhe ndihma të tjera që pranojnë nga Serbia.