Paloka: SHBA ndikoi në paktin Rama-Basha. Kryeministri donte Metën në burg

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka sqaruar se pavarësisht marrëveshjes Rama-Basha, akuzat e opozitës mbeten po të njëjtat nga opozita sa i përket kanabisit dhe krimit të organizuar.

Sipas Palokës, ka qenë ndërhyrja e zyrtarit amerikan Yee duke bërë që të arrihej marrëveshja dhe të përmirësohej paketa McAllister.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Ne2s24, Paloka u pyet edhe si ndikon tek LSI marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Palokës, dy krerët e koalicionit qeverisës nuk kanë patur asnjëherë marrëdhënie të tij. Sipas tij, ka qenë Rama që ka dashur të fusë në burg Metën.

A duhej ndërhyrja e SHBA-së që t’i thuhej “Po” paketës McAllister?

Paloka: Në këtë vend është treguar që ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve. Është më mirë kur ndërkombëtarët nuk mbajnë anë, pra janë të paanshëm. Kur ata marrin një krah rrezikohet gjithçka. Ne morëm parasysh kërkesën e Uashingtonit. Nuk ishte më kërkesa McAllister, por McAllister+. Arsyet pse Basha refuzoi në fillim paketën janë dhënë, po ashtu dhe Rama e ka pranuar që refuzoi atë. Kërkesa e Uashtingon bëri që të arrinim një marrëveshje. Se më pas do shkonim në një situatë që nuk do ishte e këndshme për askënd. Marrëveshja u arrit në kohë dhe jep garanci për kërkesën që kishim

Deri më 18 maj, ka patur retorikë të ashpër të Bashës ndaj Ramës, tonet janë ulur tashmë, ka patur shtrëngim duarsh. Pse kaq e vështirë në dukje dhe me një përfundim të mirë?

Paloka: Është normale të shtrëngohen duart kur bën marrëveshje. Nuk ulesh me kallashnikov në dorë, por ulesh për dialog. Për mua akuzat dhe faktet janë po ato, nuk ka ndryshuar gjë. Mos mendoni se kanabisi u bë luledielli, dhe autori i kanabisit është Edi Rama. Por nëse prisni që liderët e partive të ulen për një marrëveshje e të kapen prej flokësh, kjo s’bëhet. Por nga akuzat asgjë nuk ka ndryshuar, se s’do kishim nevojë për marrëveshje.

IMPAKTI I MARRËVESHJES RAMA-BASHA TEK LSI

“Marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri, se kemi pasur kreun e qeverisë që kërkonte ta fuste në burg kreun e partisë aleate. S’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Kur partitë e vogla futen në një koalicion marrin më shumë mandate se kur hyjnë vetëm”. /SYRI.net/