Skandali/ PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës, edhe pse nuk i lejoi të futen në Kuvend

Mazhoranca në Kuvend nuk njeh të ndalur.

Edhe pse nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të futen në Kuvend, duke i bllokuar me forcë, ajo kërkon përjashtimin e 4 ligjvënësve.

Partia Socialiste ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës të marrë masa ndëshkimore për deputetët: Bledion Nallbani, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani.

Kërkesa i referohet situatës së krijuar në seancën e fundit në Kuvend.

Kujtojmë se seanca e radhës së kaluar ka qenë jo normale, pasi garda ndaloi hyrjen në sallë të deputetëve të opozitës.

Po ashtu, gardistët nuk lejuan deputetët e opozitës as në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke reaguar dhunshëm dhe duke goditur edhe një gazetar.