Skandal tek Tatimet, ultimatum punonjësve për zgjedhjet: Dorëzoni kartat e identitetit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtoreshën e Tatimeve Vasilika Vjero se ka nxjerrë urdhër për të gjithë punonjësin që të dorëzojnë kartat e identitetit.

Bëhet fjalë pikërisht për një mesazh në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve, ku një prej punonjësve e ka nisur atë edhe në drejtim të Berishës për ta denoncuar si skandal.

Denoncimi i Ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Qytetari dixhital denoncon:

Drejtoreshen e Pergjithshme e Tatimeve, kushurire ndrikull Vero, e cila
- urdheron punonjesit te dorezojne
- nr e kartave te identitetit per zgjedhje.

Me poshte keni mesazhin e tij dhe shkresen drejtuar punonjesve per kete qellim. sb

"18/05/2017, 12:47:00: Prsh.Doktor.ja nje urdher qe na erdhi sot nga dr.e pergj.e tat.per nr.e kartave te identitetit per zgjedhjet.kjo eshte forme presioni e paster qe te votojme qelbesirat.flm"