Hamasi propozon një plan armëpushimi me tre faza

Hamasi ka propozuar një plan armëpushimi me tre faza në përgjigje të ndërmjetësuesve të Katarit dhe Egjiptit. Grupi tha se plani përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë.

Gjithashtu përfshinte rindërtimin e Gazës, ku ndër të tjera do të siguronte tërheqjen e plotë të forcave izraelite, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.

Ditën e djeshme, grupi militant palestinez konfirmoi  Hamasi i ishte përgjigjur një propozimi kornizë për një armëpushim të ri në Gaza.

Detajet e marrëveshjes, të përcaktuara nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti, nuk janë bërë publike.