Bashkia franceze, banorëve: E keni të ndaluar të vdisni në shtëpi!

Bashkia Laigneville në Francë u ka ndaluar banorëve të vdesin në shtëpi. Kristof Ditrish (Christophe Dietrich) kryetari i Bashkisë Laigneville, një bashki që ndodhet në veri të vendit, tha për kanalin televiziv “Franceinfo” se vendimi për të ndaluar njerëzit të vdesin në shtëpi është simbolik, por ka një domethënie.

“Në rajonin, ku jetojnë përafërsisht pesë mijë njerëz punojnë vetëm dy doktorë. Këto 3 javët e fundit dy herë kemi pritur për 4-6 orë doktorin të shpallë vdekjen”,- vuri në dukje Ditrish.

Dietrich tha se edhe këta dy mjekë do të dalin në pension në fund të vitit dhe se ende nuk është bërë ndonjë emërim për zëvendësimin e tyre.

“E di që vendimi i Bashkisë është i pazbatueshëm, por qëllimi im është që të tërheq vëmendjen në mungesën e stafit mjekësor. E di që ky vendim është absurd, por edhe ne po përballemi me një situatë absurde", shtoi ai./trt