Kamerat që instaloi në banesë ‘fundosën’ 34-vjeçarin! Gjenden momentet kur dhunonte gruan, dyshonte për tradhti

Kamerat e sigurisë që Asqeri Mandri kishte instaluar brenda banesës për të monitoruar bashkëshorten kanë fiksuar momentet kur ai dhunonte nënën e katër fëmijëve.

Nga kamerat, që tashmë pritet të zbërthehen nga grupi hetimor, janë kapur episodet e dhunës ndaj partneres.

Dhuna ka ndodhur në sy të katër fëmijëve të çiftit.

Mandri jetonte në emigrim, por kamerat i kishte vendosur në shtëpi për të vëzhguar gjatë gjithë kohën bashkëshorten, pasi dyshonte se e tradhtonte.