Çifti Burak dhe Fahrye nuk donin që ftesa e dasmës së tyre të bëhej publike

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë dy aktorë shumë të pëlqyer në Turqi. Çifti do të martohet shumë shpejt dhe gjithçka që ka ndodhur në lidhjen e tyre ka qenë në vemendjen e mediave.

Disa ditë më parë gazetat turke publikuan ftesën e dasmës së çiftit ku vihej re një detaj mjaft interesant. “Mbajeni mend këtë datë” shkruhej në të dhe sigurisht askush s’mund të harrojë se dita e madhe për Burak dhe Fahriye është 29 Qershori. Megjithatë, me sa duket çifti nuk donte që ftesa e tyre e dasmës të bëhej publike. 

“Ne e dërguam vetëm tek miqtë e afërm dhe familjarët tanë. Nuk donim që të zbulohej. Nuk donim që ajo të bëhej publike” – ka thënë Burak në një intervistë për gazetarët e Haberturk. 

Edhe pse çifti ka dashur ta mbajë sekret, të gjithë e pamë ftesën e tyre të veçantë. Nëse ju nuk e keni parë ende, klikoni këtu./Tring