Rama shpërthen ndaj PD-së: Kërcënim për vendin, parti pa vizion

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se humbja e PS-së në zgjedhjet e pritshme do të ishte një katastrofë, sepse "PD-ja përbën një kërcënim shumë të madh për vendin, - tha ai, - nuk ka vizionin për të bërë shtet."

Kështu, pa kaluar as dy ditë nga marrëveshja e tij me Bashën, Rama shpërtheu me ashpërsi në akuza ndaj opozitës në takimin me fermerët e Progrit në Korçë. Ai arriti deri atje sa të përdorë pasthirrma ironike për të ilustruar kundërshtitë me opozitën: aaa, uuuu, yyyyy!!!

Ja si u shpreh Rama:

"Ne jemi të bindur që me bazën që kemi ndërtuar, me reformat që kemi bërë, jemi në një fazë ku ndërtimi i një shtëpie të ëprbashkët, i një shteti, një sërë mekanizmash shtetërorë të koordinuar me njeri tjetrin në të mirë të qytetarëve ëhstë më afër se kurrë dhe na duhet vetëm punë e madhe, vendosmëri e madhe për të mos u kthyer mbrapa.

Sot ne jemi në kushte tërësisht të reja edhe nga 48 orë më parë. Do të shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë, do të kemi përballë Partinë Demokratike, që pavarësisht se hyn në zgjedhje, mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, të mungesës së skuadrës dhe të aftësisë për të bërë shtet.

Ajo që PD-ja ka treguar historikisht dhe që e ka treguar deri 48 orë më parë, ka treguar që nuk dinë të bëjnë shtet. Dinë vetëm që ta çmontojnë shtetin. Ajo që kemi për të humbur në rast se kthehemi mbrapa është katastrofë.

Në tre vite e gjysëm kemi bërë reforma më shumë se çerek shekulli. Nëse këto do të ishin 20 vjet më parë, Shqipëria do të ishte komplet tjetër.

Nëse marrëveshje që ne kemi bërë, në pjesën e saj kryesore, për të cilën asnjë nuk flet nga ata që rrinë nëpër televizorë dhe vetëm çorodisin miletin, që lidhet me domosdoshmërinë për të mos ngatërruar siç e kemi ngatërruar gjithë këto vite, luftën e vërtetë politike me kacafytjen e njerëzve me njerëzve, me baltën, me shpifjet me akuzat e sharjet, po të hyjmë në një fazë ku jemi kundërshtarë ne kemi njëmijë e një gjëra për të cilat nuk mund të bëhemi asnjëhërë bashkë në vizion e ide e program, ama në fund të ditës ne jemi përfaqësues të këtij populli!".

Rama iu kthye më pas tek problemet e Drejtësisë dhe u fokusua tek ish-Kryeministri Berisha:

"Ju kujtohen gjykatësit e Plepave të Saliut?! I mori nëpër mitingje ti,ti,ti .... "shkoni tek Plepat, shpejt bëhuni gjykatës!"

Si u bëkan gjykatësit për 6 muaj duke i marrë nëpër mitingje?! Si u bëkan?! -  tha Rama duke imituar zërat si në mitingje dhe ngritur dy gishtat lart: - Kodi Penal: Uuuuu! Kodi Civil: Aaaaaa! Kushtetuta: Yyyyyyy! Dhe erdhën nga Plepat ata me hanxhar në dorë dhe filluan...." 

"