Berisha: Kandidatja për deputete e Ramës e lidhur me drogën. Ja kush është ‘emigrantja’ me katër mbiemra

“Aq sa mund të ndahet tymi nga bloza, mund të ndahet Rama nga droga”.

Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.

Berisha bën publik një denoncim që ka ardhur në adresë të tij, sipas të cilit, djali i një kandidateje për deputete, është burgosur për trafik droge dhe plagosje me dashje.

Bëhet fjalë për Suela Kolloshin, deputete e PS-së në qarkun e Vlorës.

Sipas formularit të vetëdeklarimit, rezulton se kandidatja për deputete ka ndryshuar katër herë mbiemrin.

Rezulton gjithashtu se ajo ka ndryshuar edhe Atësinë e Amësinë, si dhe ka qenë në Greqi për 5 vite, 1995 – 2.000, për arsye emigrimi.

“Aq sa mund te ndahet tymi nga bloza, mund te ndahet Rama nga droga!

Qytetari dixhital dononcon:

- Emerimin nga Edi Rama te

- ndrikull Kotolloshit, kandidate per deputete ne Delvine

Lexoni mesazhin e tij. sb

‘Pershendetje doktor kryeministrin nuk e ndahet dot kurr nga krimi dhe droga.Keshtu per te si fyer Delvinen deputetja qe perfaqeson ps Delvine quhet suela kotolloshi djali i saj ka ren ne burg per plagosje me dashje dhe trafik droge xhuljo kotolloshi .cndryshim ka suela nga luiza xhuvani flm qytetari dixhital . Fitore, fitore’”, shkruan Berisha.

/Syri.net/