FOTO/ Sulmet e SHBA-së, Houthis zhvillojnë protesta në Sanaa

Gjatë fundjavës, Houthi-t e Jemenit mbajtën një protestë në periferi të kryeqytetit Sanaa në kundërshtim me sulmet e reja të SHBA kundër tyre dhe në solidaritet me palestinezët.

Houthi-t janë bërë të njohur për protesta masive, të cilat shpesh shohin një pjesëmarrje prej qindra mijëra njerëzve.

Edmund Fitton-Brown, i cili ishte ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Jemen nga 2015-17, i tha së fundmi BBC se Houthis nxjerrin turmat në rrugë nga frika.

Luftëtarët Houthi valëvisin flamujt e Jemenit dhe Palestinës në një shfaqje sfide kundër SHBA-së dhe Izraelit

Ushtarët dhe mbështetësit parakalojnë para një turme, duke shkelur mbi flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe

Një ekip skautësh djemsh mbanin pankarta të udhëheqësit Houthi