PD përgënjeshtron: Listat e kandidatëve që kanë dalë në media nuk janë të vërteta

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar emrat që kanë dalë gjatë ditës së djeshme në media për ministra teknikë të qeverisë sipas marrëveshjes së 18 Majit Rama-Basha si dhe listat për kandidatët.

Burime nga PD bëjnë me dije për Syri.net se nuk janë të vërteta aludimet në media për listat e kandidatëve. Po kështu, asnjë prej emrave për ministra teknikë të bërë publikë në media nuk është i vërtetë, thotë PD.

Burimet thonë gjithashtu se emrat e ministrave teknikë që do të propozohen nga PD do të jenë figura që do të bëjnë të mundur garantimin e votës së lirë, duke luftuar krimin e drogën dhe duke mos lejuar përdorimin në fushatë të administratës shtetërore.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare janë duke përpiluar listat e kandidatëve për deputetë.

Deri tani, baza e PD ka propozuar më shumë se 1700 kandidatura për deputetë. /SYRI.net/