Kërkohej nga Shqipëria, arrestohet në Prishtinë shqiptari nga Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, që po kërkohej nga Shqipëria me urdhërarrest ndërkombëtar.

Ai është dërguar në mbajtje.

“URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR- Prishtinë  03.02.2024, 15:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”