Shpërthim tritoli pranë një banese në Shëngjin

Mbrëmjen e sotme, një sasi me lëndë plasëse, e dyshuar tritol, ka shpërthyer pranë një banese në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Sipas burimeve për mediat, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje.