Përmes fotove: Bota në 1 javë

Deir Al Balah, Gaza

Dy vajza palestineze duke kërkuar sendet e tyre mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite.

Kfar Aza, Izrael

Amit

Soussana, një ndër personat që u mor peng nga Hamasi më 7 tetor 2023, përqafon një mikeshë pranë shtëpisë në Kibbutz.

Jeruzalem

Një burrë i armatosur ecën me fëmijët e tij nëpër Jeruzalem. Që prej sulmeve të 7 tetorit, forcat izraelite kanë rekrutuar më shumë se 300,000 ushtarë rezervistë, ndërsa mbi 260,000 aplikime për armë janë dorëzuar në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme.

Washington DC, SHBA

Mark Zuckerberg, CEO i META-s, flet me viktimat e sulmeve në internet dhe familjarët e tyre, teksa dëshmon gjatë një senance dëgjimore të komisionit gjyqësor të Senatit, ku diskutohet mbi sigurinë e fëmijëve. Mes të tjerave, Zuckerberg, u kërkoi ndjesë njerëzve të pranishëm për sulmet në internet.

Rafah, Gaza

Palestinezët kalojnë para një tanku, pasi u zhvendosën sërish nga shtëpitë e tyre në Khan Younis, pas lajmërimit të ushtrisë izraelite.

Khan Younis, Gaza

Palestinezët rreshtohen për ushqime gjatë sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Port-au-Prince, Haiti

Njerëzit lënë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës mes bandave të armatosura në Pernier të Port-au-Prince. Që nga viti 2018, ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm të situatës së sigurisë në Haiti si pasojë e sulmeve mes bandave.

Agen, Francë

Njerëzit shohin mbetje, pleh organik dhe goma që janë hedhur nga fermerët në hyrje të godinës së administratës shtetërore të vendit.

Bogota, Kolumbi

Njerëzit bëjnë fotografi të tymit mbi Bogota nga lagjja “El Paraiso”. Mbi tridhjetë zjarre pyjore janë regjistruar në Kolumbi mes temperaturave të larta rekord të shkaktuara nga fenomeni El Niño.

Carbonne, Francë

Fermerët luajnë me letra në një bllokadë të autostradës A64, në jug të Toulouse, ndërsa vazhdojnë protestat që qeveria të plotësojë kërkesat e fermerëve.

Bohorodychne, Ukrainë

Një urë e shkatërruar në fshatin Bohorodychne në rajonin e Donetsk. Bohorodychne, pas sulmit agresiv të forcave ruse.

Ciudad Juarez, Meksikë

Një roje kombëtare e Teksasit shikon se si një fëmijë tërhiqet nga tela, pasi familja kaloi Rio Grande në El Paso.

Sana'a, Jemen

Një fis i armatosur besnik ndaj Houthis qëndron mbi një flamur të SHBA, gjatë një mitingu anti-SHBA dhe anti-Izrael në Sana'a.

Buenos Aires, Argjentinë

Dy burra ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë një proteste kundër “Projektit Omnibus” jashtë Kongresit, në Buenos Aires, Argjentinë. Projektligji synon të bëjë ndryshime gjithëpërfshirëse, duke ndikuar në ekonominë e Argjentinës.

Paris, Francë

Dy aktivistë nga grupimi “Riposte Alimentaire” hedhin supë në Mona Lizën e Leonardo Da Vinçit në Louvre.

Addis Abeba, Etiopi

Blerësit dhe shitësit tregtojnë në tregun historik. Ky është ndër tregjet më të mëdhënj të hapur në Afrikë.

Zubieta, Spanjë

Një grup i quajtur “Zanpantzar” merr pjesë në karnavale që po zhvillohen në fshatrat të Pirenejve, Ituren dhe Zubieta. Ky është një ndër ngjarjet më të lashta në Europë, që daton para Perandorisë Romake. Njerëzit të veshur me dantella, lëkura delesh, shami me ngjyra, kapele konike dhe veshje me qime kali ecin nëpër rrugë.

Lausanne, Zvicër

Një balerinë performon gjatë një prove në ditën e parë të edicionit të 52-të të çmimeve “Lausanne” në teatrin “Beaulieu”.

Mexico

Një protestues kundër shfrytëzimit të kafshëve, përpiqet të ndalojë një ndeshje me demë, duke hequr një tabelë në portën e “Monumental Plaza de Toros”. Aktivistët protestuan gjatë fundjavës së kaluar kundër rifillimit të ndeshjeve me dema në qytet, pasi Gjykata e Lartë anuloi një pezullim të mëparshëm.

Madrid, Spanjë

Aktivistët organizojnë një protestë kundër femicidit në Plaza San Andres në Madrid.