Më 3 shkurt 1936, ndërroi jetë 'Sofia, mbretëresha e Shqypënisë'

Më 3 shkurt 1936, ndërroi jetë “Sofia e Shqipnis”.

Sophie Helene Cecilie von Schönburg-Waldenburg (zu Wied) ishte bashkëshortja e Mbretit Wied (Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied).

Princesha Sofi u bë Mbretëreshë e Shqipërisë, kur i shoqi, Princi Wied, u shpall Mbret i Shqipërisë.

Më 21 shkurt të 1914-ës, çifti mbretëror priti në pallatin e tyre në Nojvid, delegacionin shqiptar që u ofroi kurorën.

Prej atij momenti, princesha Sofi do të njihej si “princeshë e shqiptarëve”, titull që do ta ruante deri në vitin 1925, kur Shqipëria u shpall Republikë, me Ahmet Zogun president.