VIDEO/ Udhëtimi i parë si President: Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Presidenti Donald Trump sapo  ka mbërritur në kryeqytetin e Arabisë Saudite mëngjesin e sotëm, dukë shënuar kështu udhëtimin të tij të parë si president.

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump u ulen në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Halid rreth orës 09:45, sipas kohës lokale (8 e 50 me orën shqiptare), pas një fluturimi gjatë nga Uashingtoni.

Mes polemikave të vazhdueshme mbi presidencën e tij, Trump u largua nga Shtetet e Bashkuara për në Lindjen e Mesme dhe Evropë, ku ai do të japë mesazhin e administratës së tij për të myslimanët, izraelitët, palestinezët, NATO-n dhe Papën. /SYRI.net/