Koreja e Veriut: Nuk kemi asnjë lidhje me sulmin kibernetik botëror

Koreja e Veriut përgënjeshtroi sot, në Kombet e Bashkuara, se ishte përfshirë në sulmin e fundit kibernetik botëror.

Gjatë një konference shtypi në selinë e OKB-së, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm koreano-verior, ambasadori Kim In Ryong konfirmoi se përsa i përket sulmit kibernetik, lidhjet e bëra me Korenë e Veriut janë qesharake.

“Çdo herë që diçka e çuditshme ndodh, në mënyrë të vazhdueshme, SHBA-ja dhe forcat armiqësore ndërmarrin një fushatë të zhurmshme kundër Koresë së Veriut duke bërë lidhjet me Phenianin”, theksoi ai.

Specialistët e sigurisë informatike theksuan se kishin zbuluar një lidhje potenciale mes Koresë së Veriut dhe sulmit kibernetik botëror, që ndodhi të premten e kaluar.