Zgjedhjet në Iran: Hassan Rouhani drejt mandatit të dytë

Presidenti iranian Hassan Rouhani është në kurs për një mandat të dytë, sipas rezultateve paraprake.

Nga 26 milion vota të numëruara deri më tani, ai ka fituar 14.6 milionë - diçka më shumë se gjysma, njoftuan zyrtarët në TV shtetëror.

Sfidanti kryesor i Rouhani paraqiti ankesa për parregullsi të dyshuara në votime.

Ebrahim Raisi akuzoi mbështetësit e z. Rouhani për qindra akte propagandistike në kabinat e votimit, të cilat janë të ndaluara sipas ligjit zgjedhor.

Koha e votimit u zgjat për pesë orë, deri në mesnatë, mes një pjesëmarrjeje të papritur të lartë prej 70%.

Ministria e brendshme tha se më shumë se 40 milionë vota u hodhën.

Zyrtarët zgjedhor thanë se zgjatjet në orët e votimit ishin për shkak të "kërkesave" dhe "pjesëmarrjes entuziaste të njerëzve".