Aksident i rëndë në Pogradec/ Një i vdekur një i plagosur. Emrat…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Slabinjë të Pogradecit ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit me targë AA 362 KK që ka dalë nga rruga 24-vjeçari E.M nga fshati Rëmenj ka humbur jetën.

Ndërsa pasagjeri me inicialet E.Z ka mbetur I plagosur, ku I është dhënë ndihma e parë në Pogradec dhe po pritet që të transportohet për në Tiranë.