VIDEO/ I dëgjon makinën, flet biznesmeni: Ishte e qëllimshme

Automjeti i një biznesmeni është djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së Marinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Ka qenë vetë tregtari i makinave, Parid Xhindi, ai që ka kontaktuar  dhe ka bërë me dije se automjetin e kishte parkuar poshtë shtëpisë në momentin që ka marrë flakë.

“Jam tregtar makinash. Si mund të ushqemi kur s’kemi mbështetjen e shtetit? Këtu s’ka shtet. Unë dyshoj se zjarrvënia është e qëllimshme”, – ka thënë Paridi, i cili pret që të zbardhet e vërteta mbi këtë ngjarje, e që nesër të mos zgjohet me ndonjë bombë tek dera.