Alessandro Del Piero flet për finalen e Champions League. Ja kush fiton në Cardiff

Para finales së Championsit, ka folur edhe legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero, i cili beson se Juventusi mund ta mposhtë Real Madridin.

“Liga e Kampionëve? Gjithmonë do të jem fans i Juventusit. Zemra ime është bardhezi dhe shpresojë në fitore në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Del Piero.

“Shpresoj me zemër, por jo vetëm me zemër apo që e dua këtë klub, realisht mendoj se Juve ka kapacitete për ta mposhtur Real Madridin”, shtoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”.