FOTO/ Atentat me kallashnikov në Vlorë, shoferi i shpëton 15 plumbave

Një atentat me armë ka ndodhur mesnatën e sotme. Burime nga policia thanë se të shtënat me armë janë raportuar të kenë ndodhur në hyrje të fshatit Kaninë.

Policia mësohet se ka gjetur të paktën 15 gëzhoja. Kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë qëlluar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Burime nga policia thanë se shënjestër e breshërisë së kallashnikovit ka qenë një person që po udhëtonte me një makinë “Fiat”.

Personi është larguar me makinën e tij, ndërsa policia po kontrollon në fshatin Kaninë për identifikim e autorit dhe të shënjestrës.