Ja pse Marcelo po shijon një sezon të mrekullueshëm

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Marcelo është mbrojtësi i vetëm në top pesë ligat evropiane që deri më tani ka dhuruar 10 asiste në sezonin 2016/17.

Ky sezon ka qenë mrekullueshëm në aspektin individual për Marcelon dhe mund të shndërrohet në një sezon të paharrueshëm edhe në atë ekipor shkruan express.

Kjo për faktin se Real Madridi është në garë për dy tituj, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

La Liga, që nuk e kanë fituar që nga viti 2012, është në duar të tyre. Ata kanë nevojë vetëm edhe për një pikë në javën e fundit ndaj Malagas, për t’u shpall kampionë.

Ndërsa në Ligën e Kampionëve, Reali synon të bëhet klubi i parë që e fiton dy herë me radhë këtë trofe, që me 3 qershor, do të përballen me Juventusin në Cardiff.