Diego Costa dhe Aubameyang transferim bombastik drejt Kinës

Skuadra e njohur kineze, Tianjin Jeda ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me një sulmues të klasit botëror. 

Megjithatë skuadra kineze nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin sulmues bëhet fjalë. 

Dyshimet më të mëdha janë në mes të Diego Costës dhe Aubameyang.

Favorit është Diego Costa pasi që në këtë skuadër luan edhe ish bashkëlojtari i tij te Chelsea, Oscar. Zyrtarizimi i këtij transferi pritet të bëhet në fund të këtij muaji.