Alexandre Laxazette njofton largimin zyrtar nga Lyoni

Alexandre Laxazette ka njoftuar zyrtararisht largimin nga Lioni në fund të sezonit.

Njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian ka thënë për L'Equipe se do të lë Lionin në fund të edicionit. 

"Do të largohem në fund të edicionit. Ky është vendimi im i fundit të cilin ia kam kumtuar edhe skuadrës" ka thënë Lacazette për L'Equipe.

Arsenal, Liverpool, Manchester United, PSG, Atletico Madrid e Juventus janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të.