Meta flet për mesazhet: Ja çfarë sms kam shkëmbyer me Ramën pas marrëveshjes

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Arjan Çanit, ky i fundit e ka ngacmuar Ilir Metën sa i përket marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, e cili kthen opozitën në zgjedhjet e vendosura më 25 qershor.

“Më dukesh i mërzitur”, i thoshte ai gjatë gjithë kohës ish-kreut të LSI-së, i cili nuk nguroi t’ja kthente:

Meta: Po çfarë do ti, të çohem të marr valle këtu?

Çani: Jo më jo, por se çfarë ke një gjë ti, ke diçka në mendje

Meta: Po ecim të qetë drejt 25 qershorit

E pas kësaj Çani e ka pyetur nëse ka komunikuar me Ramën dy ditë pas marrëveshjes që firmosi me Bashën. Meta pranoi se kishte shkëmbyer “sms” me kryeministrin duke shtuar se Rama i dukej më i qetë tani.

“Po kemi komunikuar me sms. Duket mirë, më i qetë më i relaksuar është”,- tha ai.