Erdhi si panjohur por u bë më i miri. Gazetarët anglez vlerësojnë N’Golo Kante si lojtarin e vitit

Lojtari francez, N’Golo Kante, luajti një rol kyç në suksesin e Chelsea këtë edicion, ku u shpallën kampion në Premierligë.

26-vjeçari solli energji të re në mesfushën e Chelsea, dhe për paraqitjet e tij u vlerësua me çmimin lojtari i vitit nga gazetarët.

“Ne ishim me fat. Ne i dërguam lule Leicesterit që pranoi që ne ta kemi Kanten”, ka deklaruar Emenalo për ‘The Evening Standard’.