Përçahet Reali, 6 lojtar dhe Ronaldo nuk duan Gareth Bale në finale

'Diario’ njofton se gjashtë lojtarë të Real Madridit, përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, janë të mendimit se Gareth Bale nuk ka nevojë të luaj në finale, dhe kjo mundësi i duhet dhënë Iscos, që ka shkëlqyer në ndeshjet që ka munguar uellsiani.

Sipas kësaj radio lojtarë i Ronaldo, Ramos, Casemiro, Coentrao, Pepe e Marcelo, dëshirojnë Iscon titullar në finalen e 3 qershorit.

Uellsiani po përkrahet nga vetëm dy lojtarë, bashkëlojtari i tij te Tottenham, Luka Modriç dhe gjermani Toni Kroos.

Për Bale thuhet se ky është sezoni i fundit në La Liga, pasi po kërkohet me ngulm në Premierligë nga Chelsea dhe Manchester United.