Shefi i CIA-s: Investimi në Ukrainë është me kthim të shumëfishtë si në gjeopolitikë ashtu edhe në industrinë e armëve

Ndërkohë që ndihma për Ukrainën është në pikëpyetje pas bllokimit në Kongres, shefi i CIA-s ka ngritur alarmin se braktisja e Ukrainës në këtë moment do të ishte një autogol me përmasa historike për SHBA.

“Çelësi i suksesit qëndron në ruajtjen e ndihmës perëndimore për Kievin”, shtoi ai.

Duke përfaqësuar më pak se 5% të buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së, ai është një investim relativisht modest me kthime të konsiderueshme gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara dhe kthime të dukshme për industrinë amerikane.

Armatimi i duhur do ta vendos Ukrainën në një pozitë më të fortë nëse shfaqet një mundësi për negociata serioze”, ka thënë William Burns.