FOTO/ Atmosfera në maksimum, në Kukës ndihen gati për titullin kampion

Nëse shkon në Kukës sonte askush nuk flet për gjë tjetër përveç ndeshjes së Skënderbeun.

Duhet dhe 90 minuta që një qytet i vogël si Kukësi të shkruaj me gërma të arta emrin në historinë e futbollit shqiptar.

I madh dhe i vogël në qytetin “anglez” ndihet gati që të përjetoj për herë të parë titullin kampion. Për këtë duhen pritur dhe 90 minuta dhe disa gola nga Pero Pejiç që ëndrra e madhe të bëhet realitet.

Në seancën stërvitore të padites Kukësi ka pasur një numër të konsiderueshëm tifozësh që kanë ndjekur stërvitjen e skuadrës dhe po ashtu kanë motivuar lojtarët për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut që do të luhet në orën 17:30 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.  

Sipas raportimeve që vijnë nga qyteti verilindor thuhet se në skuadrën kukësiane ekziston një moral i lartë në aspektin psikologjik për të arritur fitoren që i shpall kampion për herë të parë në historinë e tyre.