Grushte dhe shkelma mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament gjatë votimit të ministrave të kabinetit

Pamjet e një sherri masiv kanë pushtuar mediat lokale në Maldive, ku nga salla e parlamentit të vendit janë filmuar përleshje fizike masive mes opozitës dhe mazhorancës.

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët e opozitës u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga kjo përplasje e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.