FOTO/ Rudina Dembacaj akuzon rëndë Agron Llakajn, ja çfarë ndodhi në të vërtetë mes tyre

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj ishin dy nga figurat qëndrore të ‘Al Pazar’, emisionit të humorit të aktorit Llakaj i cili e startoi atë afro pesë vite më parë në ‘Vizion Plus’, kohë pasi u largua nga ‘Portokalli’.

Largimi i Dembacaj nga ky emision duket se nuk ka qënë shumë i paqtë me kolegun Llakaj.

Ajo ka nisur një emision të vetin në ‘Ora News’ me emrin ‘Mos I fol shoqferit’ një projekt që nisi pasi ajo u bë nënë. Aktori Agron Llakaj i pyetur nga Fatma dhe Aulona në ‘Thumb’ tha se ishin pikerisht angazhimet familjare ato që e detyruan Rudinën të largohej, por ajo nuk ka të njëjtin mendim si ai, përkundrazi, e ka akuzuar atë se gënjen.

E ftuar në ‘Check In’ në ‘NRG Radio’, ajo ka thënë: “Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare siç thotë Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!”. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk do ta ftojë Agronin në emisionin e saj, duke nënkuptuar se midis tyre ka ndodhur diçka e pakëndshme./tabloid